Le blog d'Arta Seiti

Jeta qe i shembellen nje metafore

REVISTA MAPO

Duke dëgjuar nga larg emisionin e gazetarit Mustafa Nano “Déjà vu”, më tërhoqën fotografitë e zgjedhura. Imazhe të kryqëzuara, të shenjuara enkas nga gazetari për të treguar vobektësinë e ndërtimeve, të të jetuarit, peshën e simboleve, njerëz që vazhdojnë të gëzojnë në muret e rrënuara e të pijnë kafe pranë dritareve “të verbra”, sy që shikojnë mjerisht përmes një pasqyre të thyer. Morali është i trishte. Durimi - deviza jone. E ndoshta, duke ndjekur analizen e mepasshme të të ftuarit, përmes një “ore të prishur” që përngjan me metaforen e jetes shqiptare, mendoj për spektatoret, të cilet nuk bëjnë tjeter veçse konstatojnë përsëri durimin tonë.
Paçka se shprehja e këtij durimi është një afirmim i nevojshëm…. Ky kerkim i perjetshem, ky drejtim i njëkahshem euro-atlantik, a do te thote vertet qe shqiptaret kerkojne me kaq ngazellim te integrojne BE-ne, si organizate, megjithe sondazhet dashamirese ndaj saj. A u eshte shpjeguar qe integrimi nuk eshte vetem nje asistence, por dhe nje bashkepunim e ndarje detyrash? NATO - kjo organizate eshte vertet kaq e dashur per qytetaret ? Ndoshta si kurorezim i viteve te thirrjeve te para demokratike… gjithashtu dhe padyshim, sepse inercia e sotme e formulave te Ballkanit Perendimor e kerkon dicka te tille.
E keshtu, duke vazhduar te ndjek me kersheri rrefimin e te ftuarit, mendoj per nocionin e lirise. Lirise deri ne durim, keshtu do ta quaja, megjithese pak cinik, ky term i ngurte e paralizues i njeriut.
Nje kujtim i viteve te komunizmit, me shoqeron ne te kaluaren – spiunet, komunistet, burgjet - si t’i kujtojme? T’i fshijme ? T’i perqeshim me qesendi? Te dridhemi kur t’i kujtojme ?
Faji nuk eshte individit, thekson i ftuari, dhe ka te drejte mendoj. Eshte i sistemit : i shtetit sistemik qe nuk i le vend shoqerise civile te ngreje krye, i nje piramide shteterore e autoritare, e formatuar prej kohesh, ku qytetari mbetet gjithmone ne nje pozicion te perulur.
E kjo metafore e jetes sone, deri ne mundim e ne njolle, te cilen nuk dijme ta percaktojme e ta shpjegojme, vjen si nje jehone e larget perqeshese, kur ne ‘97, i ftuari shpjegon qe degjonte me nje radio te vjeter lajmet, i strehuar te nje i aferm, kur lokalet e gazetes “Koha jone” ishin djegur…
Kjo « ore e prishur”, si thelbi i nje metafore te te jetuarit apo te shikimit tone per te kaluaren e te tanishmen, a ka ndonje ane pozitive? Vitet e gjata te tranzicionit a sollen ndonje evoluim, perveç punes sone mbare e prape.
Rendesi ka se si individi ndjehet… i shtypur, i lumturuar, i duruar nga padrejtesia, i mireqene me nje “ qese banane” apo duke ngrene “mish te pjekur” prane buzes se detit ? Perjetimi eshte i njeanshem, nese vetem peson. Domethenes, kur perçohet.
Shqiperia ka ndryshuar… ose Tirana ka ndryshuar… mendesite gjithashtu…pasqyrat diku edhe ndriçojne, ngjyrat vezullojne nen driten e djellit mireberes ballkanas.
Eshte pozitive qe fjala çohet diku, debati ekziston, ne shume forma…por vetem dicka me ben te dyshoj. Cila eshte shkalla e ndergjegjesimit te mireqenjes per qytetaret e thjeshte ? Tek nje forme, tek nje e kaluar e fshire, tek « demokracia » , tek veshja, tek papunesia, tek gezimi i shkurter i nje bisede, tek nje kafe e shijshme, tek nje pune e kryer, tek nje qortim, nje shfryerje a konstatim ?
Metafora eshte e qarte, por si e perjeton shumica e si jeton pakica ? Ose me mire, si i kunderpergjigjet pakica e si vepron shumica ?



 

Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article